Gati tri javë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit subjektet politike në Kosovë kanë filluar fushatën.
Pankarta të disa partive shihen gjithandej Kosovës, përderisa liderët vazhdojnë premtimet megalomane, duke thënë se vendi do të shndërrohet në Zvicër të Ballkanit, shkruan sot, gazeta Zeri.
Një premtim të tillë ditë më parë e bëri kreu i PDK-së Kadri Veseli, partia e të cilit ka qeverisur me vendin për gati një dekadë.
Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë për gazetën “Zëri” se të gjitha partitë duhet paraprakisht të marrin leje për fillim të fushatës, por siç tha ajo kjo që po bëjnë partitë politike pa u shpallur zgjedhjet nuk është fushatë por parafushatë.
Ajo tha se një gjë e tillë nuk mund t’u ndalohet, pasi që nuk ka asnjë instrument ligjor me të cilin do të mundë të parandalohej një aktivitet i tillë.
“Partitë politike kanë nevojë për leje nga KQZ-ja për ta filluar fushatën zgjedhore, por fatkeqësisht Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e ka paraparë para-fushatën. Po e quaj para-fushatë sepse fushata zgjedhore zyrtare fillon më 31 maj dhe përfundon më 9 qershor, ndërsa ne si KQZ nuk e kemi asnjë instrument ligjor me të cilin mund t’i parandalojmë subjektet politike që të bëjnë fushatë. Pra ligjërisht KQZ-ja nuk mund t’ua ndalojë një gjë të tillë”, ka deklaruar Daka.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit