Një delegacion i partisë liberale nga Holanda VVD, nga radhët e së cilës vjen Kryeministri holandez, ka vizituar sot Kosovën ku është pritur nga një delegacion i Aleancës Kosova e Re.
Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet AKR-së dhe VVD-së.
“Delegacioni i VVD-së, i përbërë nga Sekretari për çështje të Jashtme, Jock Geselschap dhe deputetja e Parlamentit holandez Anne Mulder, u njoftua rreth aktualiteteve politike në Kosovë si dhe me procesin e brendshëm zgjedhor në Aleancën Kosova e Re.
VVD u tregua e gatshme të ofrojë përvojën e saj në strukturimin e AKR-së, zhvillimin e saj dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Po ashtu miqtë nga Holanda premtuan që do të ndikojnë pozitivisht tek qeveria e tyre në afrimin e bashkëpunimit me Kosovën, duke e intensifikuar mbështetjen për anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian, e veçanërisht në çështjen e liberalizimit të vizave.
Shumë shpejt një delegacion nga AKR-ja do ta vizitojë Holandën me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit me VVD-në.”, thuhet në një postim të AKR-së në Facebook./Arbresh.info
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...