Partitë Serbe që funksionojnë në Kosovë kanë filluar të akuzojnë njëra –tjetrën për vjedhje votash në zgjedhjet e 6 tetorit
Lista Serbe ka akuzuar Partinë e Serbëve të Kosovës që udhëhiqet nga Aleksander Jabllanoviq.
Këta të fundit i janë kundërpërgjigjur duke thënë se metodat kriminale për vjedhje të votave dhe shantazhim të njerëzve janë të panjohura për Partinë Serbe të Kosovës.
Tutje, ata kanë thënë se Lista Serbe ka aleat në Prishtinë dhe se kanë dëshmi që kjo listë ka vjedhur vota me 6 tetor.
“Partia Serbe dënon me forcë dhe kundërshton deklaratat e ardhura nga një parti, zyrtarët e së cilës janë në garanci të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se kanë kryer krime të rënda. Kujtojmë zotërinë e Listës Serbe se metodat e huaja dhe të panjohura kriminale për vjedhjen e votave, frikësimin dhe shantazhimin e njerëzve, si dhe djegien e pronave të disidentëve politikë janë të panjohura për ne. Ne nuk e kemi asnjë alet në Prishtinë si ju zotërinj nga Lista Serbe, por ne kemi dëshmi serioze për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ne i kemi dërguar ato në institucionet përkatëse dhe misionet e vëzhgimit të huaj që po i përcjellin zgjedhjet dhe ne jemi mjaft të qartë për nervozizmin dhe frikën që keni tani, pasi ju e vetë e dini se çfarë lloj vjedhje votash keni kryer dhe sa pamëshirshëm keni shkelur vullnetin e popullit serb në Kosovë.”, thuhej në komunikatën e Partisë Serbe të Kosovës.
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan