Parlamenti i Spanjës me shumicë dërmuese ka votuar kundër propozimit të partisë katalunase Junts për t’i kërkuar Qeverisë spanjolle njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Pas hedhjes në votim të këtij propozimi 293 deputetë kanë votuar kundër, 25 pro, derisa 27 deputetë kanë abstenuar.
Nisma e partisë Junts argumentonte se Kosova është një shtet ligjor dhe demokratik me 1.7 milion banorë, i njohur nga mbi 100 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.
Në këtë nismë Junts ka rikujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010, që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Junts po ashtu kishte theksuar se është e papranueshme që Spanja të ndjek të njëjtën strategji si Rusia, Kina dhe Bjellorusia me mosnjohjen e Kosovës./rtk
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...