Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të ndalin retorikën e tyre kundër BE’së
Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje që zyrtarët serbë të jenë të përkushtuar për vlerat evropiane në paraqitjet publike.
“Eurodeputetët inkurajojnë autoritetet serbe që të komunikojnë angazhimin e tyre ndaj vlerave evropiane në mënyrë më aktive në debatin publik dhe shprehin shqetësimin se media të financuara nga qeveria, shpesh duke cituar zyrtarë shtetërorë, kontribuojnë në përhapjen e retorikës anti-BE në Serbi. Eurodeputetët shprehin keqardhje për fushatën dezinformuese në lidhje me ndihmën e BE-së gjatë pandemisë COVID-19 nga zyrtarë qeveritarë dhe i kërkojnë qeverisë serbe të sigurojë qytetarët me të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me pandeminë”, thuhet në komunikatën e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Tutje eurodeputetët kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë thelbësore për Serbinë në negociatat e saj për anëtarësim në BE.
“Deputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme theksojnë rëndësinë e injektimit të një dinamizmi më të madh në negociatat e pranimit të BE me Serbinë duke i bërë thirrje vendit të angazhohet pa dyshime për të përmbushur detyrimet e saj drejt pranimit në BE në një mënyrë të dukshme dhe të verifikueshme. Në raportin e Komitetit mbi raportet e Komisionit 2019-2020 mbi Serbinë të miratuar të martën, eurodeputetët kërkojnë që vendi të japë rezultate bindëse në fusha të tilla si gjyqësori, liria e shprehjes dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata gjithashtu vërejnë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe respektimi i mirëfilltë i të drejtave themelore vazhdojnë të jenë thelbësore dhe do të përcaktojnë ritmin e negociatave të pranimit”, thuhet tutje.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...