Komuna e Prishtinës tani e një kohë është ballafaquar me mungesën e parkingjeve. Si pasojë e kësaj veturat parkohen në trotuare dhe më të rrezikuarit nga kjo gjë janë qytetarët, të cilët duhet të kalojnë andej. Shkurta Berisha, studente, për “Zërin” ka rrëfyer se si ajo ka problem që të ecën në trotuar pranë Fakultetit të Shkencave Matematikore- Natyrore për arsye të veturave të shumta të parkuara aty, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Problem për ne studentët është parkimi i veturave vend e pa vend te fotokopjet afër FSHMN-së. Meqë aty afër janë zebrat për këmbësorë, shpeshherë ndodh që nuk i shohim veturat që qarkullojnë dhe kjo ndikon që të ndihemi të rrezikuar”, ka thënë ajo.
Gjendje jo e mirë është edhe në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. B.A., qytetare, për “Zërin” ka thënë se në këtë lagje ka mungesë të parkingjeve dhe se veturat parkohen në trotuare, duke ua vështirësuar qarkullimin qytetarëve.
“Çdo ditë më duhet të kaloj rrugën për të shkuar në punë dhe gjatë gjithë kohës trotuari është i mbushur me vetura. Nuk mundem mirë t’i shikoj as veturat, të cilat vijnë nga të dyja anët. Shfrytëzimi i trotuarit si parking mund të jetë shumë i rrezikshëm, sidomos për fëmijët, sepse me të vërtetë na bie të ecim në rrugë shumë pranë veturave dhe numri i veturave që kalojnë në atë rrugë gjatë ditës është shumë i madh, andaj edhe duhet të kemi shumë kujdes. Komuna duhet të bëjë një zgjidhje për qytetarët, pasi që po rrezikohet jeta jonë”, ka thënë ajo./Zëri/
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...