Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.
Reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin.
Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.Minimalet parashihen 2 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë 6 deri në 13 gradë Celsius ditën e hënë.
Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt.
Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Era do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...