Masat e ftohta ajrore që depërtuan mbi rajon ditëve të fundit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vendin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që po shtrihen nga Evropa Qendrore do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell.
Prej sot e ditëve në vijim, temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje.
Moti për sot do të jetë i kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 0 gradë deri në 14 gradë celsius.
Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë edhe ditëve të fundjavës, e masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje graduale të temperaturave.
Cilësia e ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, vetëm orëve të mbrëmjes mund të kalojnë në vlera të pashëndetshme.
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...