Temperaturat minimale gjatë dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.
Kështu thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas së cilit të dielën vende- vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave duke krijuar një destabilitet të përkohshëm të motit,kështu që rigat e karakterit lokal janë të mundshme nëpër disa zona.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rënie të lehta duke i ruajtur vlerat e normales. Indeksi UV do të jetë i lartë mbi vlerat e normales, duke ju sugjeruar që gjatë intervaleve kohore nga ora 10-17 të mos jeni në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në IHMK.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...