Fushat e presionit të ulët që tashmë kanë kaluar mbi rajon, do të mbesin të bllokuara mbi Detin e Zi, ku mbi vendin tonë do të kushtëzojnë mot jostabil edhe për ditët në vijim.
Pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
25.07 – Mot më i freskët, kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me reshje lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
26.07-27.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
28.07-29.07 – Mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Pas rënies së temperaturave, nga dita e enjte ato do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare.
Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...