Parashikimi i motit për sot

07:00 | 19 Shkurt 2023
A Z

Parashikimi i Motit për vikend (18 & 19 shkurt 2023)!

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit që nga java e dytë e muajit.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm. Temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperendimi.

Shpërndaje në rrjete sociale