Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sugjerohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë.
E hëne. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E marte- Mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjt 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E merkure- Mot me diell dhe vranesira të shperndara, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
E enjte- Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtesi 1-5m/s.
E premte- Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme ./Arbresh.info/
GGK: Liqenet artificiale në Kosovë, kapacitet i pamjaftueshë...
Kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Barcelona, Dortmundi ...
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...
Pesë të arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Llabjan të ...
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën