Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë 5 ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -2, ndërsa ato maksimale, ndërmjet 2-6 gradë Celsius.
Sipas këtij instituti, gjatë të martës në disa vende mund të ketë edhe reshje, intensiteti i të cilave pritet të rritet nga dita e enjte.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (17 – 21 janar 2022)
Java fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s. /arbresh.info/
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...