Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tha se java e ardhshme me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (05 -09 maj 2025)
E hëne. Mot me diell dhe vranësira te pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 -26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.
E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.
E merkure- Mot i vranet dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.
E enjte- Mot me diell dhe vranesira te shperndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-7m/s.
E premte- Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona të kufizuara.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-5m/s./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...