Java e ardhshme parashihet të jetë me mot kryesisht te vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius. Rigat e dobëta parashihen të martën dhe të enjten, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte. Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.
Shefi i njërit prej “laboratorëve kryesorë të Inteligjencës ...
Ky zakon pas dushit dëmton seriozisht lëkurën tuaj, paralajm...
Acerbi tregon arsyejen e vërtetë pse nuk shkoi në grumbullim...
Funksionalizohet QKMF-ja e re në Mitrovicë
Deputetët nesër mblidhen në tentimin e 25-të për konstituimi...
Elche e Elbasan Rashanit inkuadrohet në La Liga