Dita e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë, njfoton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.
Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, sepse ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të Troposferës.Ndërsa, kushtet Agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë, sepse, për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht gjatë natës, bujku mund ta kryen procesin e krasitjes së pemëve, sepse edhe është afati optimal i kryerjes së këtij procesi.
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...