Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka paraparë se mot i nxehtë do të mbajë edhe gjatë kësaj jave.
IHMK paralajmëron se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme për katër ditët e ardhshme, dhe në këto kushte sipas IHMK-së do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat vende-vende do të sjellin edhe riga lokale të shiut.
“Do të ketë orë më shumë me diell deri ditën e shtune , ku më pas pritet të vinë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet 6C deri 9C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17C ditën e hënë deri 25C celsius, ditën e premte. Do të fryjë erë nga verilindje dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së.
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah