Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbretërojë mot me diell, vranësira kalimtare dhe temperatura të larta.
Kjo gjendje vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik, të cilat kanë krijuar kushte, që fushat anticiklonike të mbeten të fuqishme mbi gjithë territorin e vendit tonë, por edhe më gjerë.
Indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet i lartë, pavarësisht se jemi në ditët e fundit të stinës së verës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, temperaturat do të ulen për 3-5 gradë në të dy vlerat ekstremale.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi deri 9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës