Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
“Fushat me presion të ndryshueshëm (labil) do të jenë prezent gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Në Këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme të cilat ditën e mërkurë vende- vende do të sjellin reshje shiu. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 0- 4 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi deri 9m/s”, njofton IHMK,.
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...