Moti gjatë ditës së nesërme do të jetë kryesisht vranët e më ftohtë, paradite me reshje shiu, e gjatë ditës kohëpaskohe me riga lokale shiu.
Njoftimi i plotë:
9.10 – Kryesisht vranët e më ftohtë, paradite me reshje shiu, e gjatë ditës kohëpaskohe me riga lokale shiu.
10.10 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu, vende-vende edhe intenzive.
11.10 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me shi, e gjatë ditës reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore priten edhe reshje bore.
12.10 – Kryesisht me vransira, në mëngjes me riga lokale shiu. Ditën mund të ketë edhe intervale të shkurta me diell.
13.10 – Kryesisht vranët, e gjatë ditës fillojnë sërish reshje shiu.
Temperaturat minimale luhaten nga 5-8C, të mërkurën zbresin edhe deri në 4C, e maksimalet pasi pësojnë rënie deri në 9C ditën e shtunë, të dielen rriten në 12C, e më pas sërish me tendencë të rënies.
Do të dominojnë erëra nga krahu verior 3-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e nga mesi i javës me tendencë të rënies./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa