Policia e Kosovës raporton se kanë ndaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Mjak të Vitisë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive, shkruan Arbresh.info.
Malli i gjetur nuk posedonte dokumentacion përkatës ndërsa automjeti me mall është konfiskuar kurse i dyshuari është liruar.
“Fshat Mjak, Komuna e Vitisë, 09 prill 2025- 19:00- Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...