Parandalohet kontrabandimi me mallra në Leposaviq, 34-vjeçari kapet me 22 pako mish derri

13:32 | 6 Gusht 2025
E.K

Njësia policore kufitare sot ka ndaluar një person të dyshuar, B.M., rreth 34-vjeçar, në fshatin Zernosek të Leposaviqit, i cili kishte kaluar ilegalisht nga territori i Serbisë në atë të Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, i cili kishte targa vendore, u gjetën 22 pako mish derri, secila me peshë rreth 10 kilogramë, të ngarkuara në veturë.

Policia Kufitare ka nënvizuar rëndësinë e parandalimit të kontrabandës, jo vetëm për shkak të trajtimit penal të rasteve, por edhe për mbrojtjen e shëndetit publik.

Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar hapjen e hetimeve për “Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar” dhe malli është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.