Dogana e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në magjistralen Viti-Ferizaj, saktësisht në fshatin Komogllavë.
Në njoftim thuhet se janë kapur 472 copë pajisje për heqjen e flokëve dhe mjekrës të cilat kapin vlerën e rreth 5 mijë euro, përcjell Arbresh.info
“Gjatë patrollimit në magjistralën Viti-Ferizaj, gjegjësishtë në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Maqina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore. Vlera e përafërt e mallit është rrethë 5000 euro, kurse shmangjet nga taksat afër 1000 euro”, thuhet në njoftim.
Malli dhe automjeti janë konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron