Në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e pikës kufitare, kanë zhvilluar një plan operativ duke kryer kontrolle të detajuara.
Gjatë këtij operacioni, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është selektuar për kontroll një automjet, ku pas një verifikimi të hollësishëm janë zbuluar dhe sekuestruar duhan e tuta sportive me marka të mbrojtura tregtare, të dyshuara si të falsifikuara.
“Sot, në Pikëkalimin Kufitar Bërnjak, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e pikës kufitare, kanë zhvilluar një plan operativ me fokus në kontrolla të detajuara. Gjatë këtij operacioni është selektuar për kontroll një automjet, ku pas një verifikimi të hollësishëm janë zbuluar dhe sekuestruar: 27,5 kg duhan i grirë, i dyshuar për kontrabandë e 126 palë trenerka me marka të mbrojtura tregtare, të dyshuara si produkte të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se përmes Njësive Antikontrabandë do të vazhdojë me kontrolle të rrepta në të gjitha pikat kufitare dhe brenda territorit të vendit, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e paligjshme dhe produktet e falsifikuara.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...