Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot është parandaluar futja e 4 mijë e 200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa ndaj të burgosurit që kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe është iniciuar proceduar disiplinore, përcjell Arbresh.info.
“Falenderoj stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin. Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...