Skenat e gazit lotsjellës mund të përsëriten shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni qeverisës e dërgon për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Se kjo do të ndodhë e konfirmoi presidenti, Hashim Thaçi, i cili tha se “çështja e demarkacionit është e përfunduar dhe vetëm pritet ratifikimi”.
Skenat e dhunës me gaz lotsjellës dhe policë me maska mund të shfaqen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni qeverisës i “mban fjalët”, që brenda pak javësh ta dërgojë për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Partitë opozitare kërkojnë nga Qeveria që të mos e ndezë “zjarrin” në Kuvend me tentimin për ta ratifikuar Marrëveshjen e 26 gushtit 2015, por të kërkojë zgjedhje afatgjate. Në anën tjetër, Qeveria kërkon që çështja e kufirit me Malin e Zi të mbyllet dhe në këtë mënyrë t’i hapet rrugë procesit për liberalizimin e vizave. Meqë demarkacioni është kusht për vizat, Qeveria, por edhe vetë presidenti Hashim Thaçi kanë thënë se “nuk do t’i rrezikojnë vizat”.
Madje presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka përfunduar dhe se tani mbetet vetëm të ratifikohet marrëveshja e 26 gushtit../Zeri
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit