Është paralajmëruar që në ditët në vijim do të ndalohet qarkullimi i kombi-busëve nga Mitrovica dhe Vushtrria.
Kjo u diskua në takimin që patën drejtorët e Komunës së Mitrovicës me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Në këtë takim u diskutua për ndërmarrje të masave për ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve në relacionin Mitrovicë- Prishtinë dhe Vushtrri- Prishtinë, si dhe anasjelltas.
Të pranishmit u dakorduan për fillimin e zbatimit të masave për ndalimin e qarkullimit të kombi- busëve dhe u pajtuan që takimi i tyre i radhës i cili do të mbahet pas një muaji të ketë rezultate konkrete në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e Komunës./arbresh.info/
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...