Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë kanë diskutuar për formimin e një grupi punues, i cili do të merret me draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Megjithatë, bëhet e ditur se ende nuk ka filluar përgatitja e draftit të Asociacionit, shkruan më tutje “Zëri”.
Qeveria e Kosovës thotë se drafti do të përgatitet duke respektuar plotësisht Kushtetutën e vendit, ndërkohë Lista Serbe ka vënë ultimatum që Asociacioni të formohet deri më 19 prill në të kundërtën, sipas drejtuesve të kësaj partie, serbët njëanshëm më 20 prill do ta formojnë Asociacionin.
Njohësit e Kushtetutës thonë se në përpilimin e statutit të Asociacionit nuk duhet të merren parasysh kërkesat e Listës Serbe.
Zyrtarë për informim nga Zyra e Kryeministrit kanë deklaruar se së shpejti do të fillojë draftimi i statutit të Asociacionit./Zëri/
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...