Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot është takuar kryeinspektorin sanitar, Ibrahim Tërshnjaku.
Sipas ministrisë, theks të veçantë gjatë këtij takimi pati problemi i moszbatimit në plotni i Ligjit për kontrollin e duhanit që e ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, shkruan Arbresh.info.
Ministri Vitia kërkoi që të njoftohen të gjitha subjektet ku zhvillohet kjo veprimtari se nuk ka arsye për mos respektim të ligjit dhe në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis.
“Në mënyrë që ky synim të realizohet pa pengesa Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.”, thuhet në njoftim.
“Të gjithë ata që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji si individ apo subjekte do të gjobiten nga inspektorët në terren.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Meta: Dardanët po lartësojnë tërë kombin shqiptar
Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca K...
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë