Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Përmes një postimi në Facebook, Komuna ka treguar masat se si të mbrohen qytetarët, shkruan Arbresh.info
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar që sot gjatë ditës mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në disa zona parashihet të ketë edhe reshje breshëri me stuhi.
Njoftimi i plotë:
Duke pasë parasysh këto paralajmërime nga Instituti, ju lutemi të keni kujdes veçanërisht nëse jeni duke ecur jashtë ose jeni duke u kthyer nga puna. Ju këshillojmë të merrni masat e mëposhtme për të mbrojtur veten:
Kërkoni strehë menjëherë : Nëse jeni jashtë kur fillon stuhia, kërkoni menjëherë një vend të mbrojtur, si një dyqan, ndërtesë ose ndonjë strehë tjetër.
Shmangni hapësirat e hapura : Mos qëndroni në vende të hapura si parqe, fusha apo sheshe të mëdha.
Mbani çadër të fortë : Nëse keni çadër, sigurohuni që ajo të jetë e fortë dhe e qëndrueshme për të përballuar erërat e forta.
Mos kaloni pranë objekteve të larta : Shmangni të kaloni pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të larta që mund të bien ose të shkaktojnë rrezik.
Kujdes me rrugët e përmbytura : Mos kaloni nëpër rrugë të përmbytura, pasi ato mund të jenë të rrezikshme për ecjen dhe lëvizjen.
Kujdesuni për të moshuarit dhe fëmijët : Nëse jeni me të moshuar apo fëmijë, sigurohuni që ata të jenë të mbrojtur dhe në një vend të sigurt.
Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244
LEXO EDHE:
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...