Në ditën kur Kosova festoi 11 vjetorin e pavarësisë, në qendër të kryeqytetit parakaluan pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por jo edhe makineritë ushtarake që posedon aktualisht FSK, shkruan arbresh.info.
Në këtë ditë, kur të gjithë i mbanin sytë nga Ushtria e Kosovës, ajo u paraqitë mjaftë e ‘zbehtë’ ku në shesh parakaluan vetëm disa nga pjesëtarët e FSK-së.
Në shesh u vërejt mungesa e automjeteve “Humvee”, të cilat Kosova i kishte blerë disa ditë para votimit të projektligjeve që mundësojnë transformimin e FKS-së në Ushtri.
Analisti i sigurisë në vend, Drizan Shala tregon dy arsyet që mund të kenë quar në mos ekspozimin e automjeteve që disponon FSK.
E para, sipas tij është dështimi i Protokollit të Shtetit. Dhe e dyta, sipas tij, mund të jetë edhe sugjerimi i Ambasadës Amerikane që të mos ekspozohen makinat për të mos lënduar procesin e transformimit.
“Po arsyeja mund te jete edhe dështimi i protokollit të shtetit në njërën anë e në anën tjetër mund të jetë edhe sugjerimi i Ambasadës Amerikane që mos të ekspozohen makinat të blera/dhuruara nga ushtria amerikane për të mos lënduar procesin e ndërtimit të forcës dhe duke prishur edhe raportet me NATO-në ( NALT) si mekanizem i saj”, ka thënë ai në një përgjigje për portalin arbresh.info.
Ministria e Mbrojtjes thotë se ata nuk e kanë caktuar se si të parakaloj FSK në shesh, por në përgjigjen e tyre thuhet se këtë e ka caktuar Protokolli i Shtetit.
“Mënyrën se si do të parakalojë FSK-ja në 11 vjetorin e Ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e ka caktuar Protokolli i Shtetit”, thuhet në përgjigje.
Arbresh.info i ka dërguar pyetej edhe Qeverisë së Kosovës, por nuk kanë pasur përgjigje./Arbresh.info/

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...