Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ka përcjell me emocion parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Prishtinë, për nderë të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se ky parakalim është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Maqedonci ka uruar përvjetorin e 17 të Pavarësisë teksa ka kërkuar që të festojmë me krenari dhe të kujtojmë me respekt dëshmorët.
Postimi i plotë:
26 vite që nga përfundimi i luftës shumëçka ka ndryshuar por ndjena e krenarisë, emocionet mbesin përjetësisht me të gjithë ne, sikur 26 vite më parë kur marshoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës edhe sot me po të njejtin emocion të përcollëm parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë, simboli i triumfit të shtetin tonë të pavarur, Kosovës.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës, i organizuar për 17 vjetorin e Pavarësisë, është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj. Marshimi i tyre triumfues është një shenjë e qartë e vendosmërisë së shtetit tonë për ruajte të sovranitet, paqes e vazhdimin e progresit për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Në këtë ditë të rëndësishme, s’kemi sesi të mos kujtojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Le të festojmë bashkë këtë ditë të madhe të historisë sonë dhe të përkujtojmë me krenari dhe respekt dëshmorët e veprimtarët e çështjes kombëtare që bënë të mundur që Kosova të jetë vend i lirë e shtet i pavarur që ne sot të festojmë dhe mbrojmë me krenari trashëgiminë tonë historike.
Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!/Arbresh.info
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së