Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Igor Popoviq, ndihmës të drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” e drejtuar nga Petar Petkoviq.
Vuçiq ka thënë se do të reagojnë ashpër, sepse siç propagandon ai një ditë “ky terror duhet të ndalet”.
“Do të reagojmë në një mënyrë shumë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”, ka thënë ai në Tv Pink, ka transmetuar Kossev.
Ai ka thënë se i ka njoftuar ndërkombëtarët për këtë që ka ndodhur.
I pyetur për protestat e studentëve, ai ka thënë se Serbia ka probleme më të mëdha sesa bllokuesit – dhe thotë se ky problem është Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti “do të të provokojë incidente në Ballkanin Perëndimor”.
“Arrestimi i fundit i Igor Popoviq tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe se dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq.
“Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë tutje ai.
Pupoviq gjatë një tubimi në Rahovec kishte fyer rëndë UÇK-në, e që më pas u arrestua në Bërnjak nga policia.
LEXO EDHE:
Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një