Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditura detaje për rastin e djeshëm, ku katër persona ish-zyrtarë në Telekomin e Kosovës u arrestuan nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, transmeton Arbresh.info.
Sipas raportit të Policisë, ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës mbi 300 mijë euro.
“Prishtinë (NN) 27.05.2020-13:00. Gjatë kontrollit në dy lokacione, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë falsifikuar dokumente duke shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës në shumën prej 327.514 €. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...