Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në komunikatën e zyrës së Kurtit thuhet se në takim dyshja Kurti – Escobar folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim, përcjell arbresh.info.
Kryeministri Kurti e falënderoi Escobarin për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit./arbresh.info
Ilaçet në Shqipëri nuk testohen, kontrollohet vetëm dokument...
Vazhdon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Andor...
KMDLNj kërkon nga qytetarët që në mënyrë të organizuar ta ku...
Kiara bisedon me Luizin, e pyet për të kaluarën
Hoti: Nëse Kurtit do t’i zgjatej hunda sa herë që gënjen, do...
UEFA hap një hetim për ‘rastin Negreira’ për Barcelonën