Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në komunikatën e zyrës së Kurtit thuhet se në takim dyshja Kurti – Escobar folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim, përcjell arbresh.info.
Kryeministri Kurti e falënderoi Escobarin për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit./arbresh.info
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...