Hapja ose mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, apo shndërrimi i saj në shesh si zgjatje e atij “Zahir Pajaziti”, ka nxitur debat mes qytetarëve.
Ka thirrje edhe për protesta, për ta liruar për qarkullim këtë hapësirë, por komuna duket e vendosur për projektin e saj, të cilin do ta prezantoj në fundjavë.
Disa qytetarë të pakënaqur me mbylljen e sheshit “Xhorxh Bush”, kanë bërë thirrje për të protestuar të dielën, për hapje të kësaj zone për qarkullim me automjete.
Iniciuesit e thirrjes së protestës, që është bërë kryesisht në rrjetet sociale, nuk janë identifikuar ende, por qytetarët kanë mendime të ndryshme për të ardhmen e këtij sheshi.
Ditë më parë, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi ka shkruar për idenë për sheshin “Xhorxh Bush”.
Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është përgatitur projekti për transformimin e këtij sheshi, i cili do të prezantohet të shtunën nga kryetari, Përparim Rama.
Sipas komunarëve, sheshi do të shndërrohet në hapësirë urbane që reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, me shumë gjelbërim e ajër të pastër.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...