Mediat serbe kanë publikuar fotografi të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shkruar se ai po shëtitet në afërsi të bregdetit të Barcelonës, saktësisht në vendin e quajtur ‘Porti Olimpik’.
Siç shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, e cila ka publikuar edhe fotografitë, Thaçi në Spanjë është i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë.
“Çfarë po bën Thaçi, derisa gjermanët po shkruajnë planin për Kosovën”, shkruan gazeta serbe.
Megjithatë nuk dihet nëse Thaçi ndodhet sot në Barcelonë. Dje ai ka qëndruar në Bruksel ku ka takuar zyrtarë të lartë evropianë.
Kjo vizitë e Thaçit në Spanjë vjen pak ditë para takimit të 29 prillit në Berlin, ku do të takohet me Vucicin e Brnabicin./Express/


Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...