Partia Demokratike e Kosovës si e vetme deri më tani kishte dy përfaqësues në Komisionin Qendror Zgjedhor, po kaq do t’i ketë tani së bashku me partnerët e tjerë të koalicionit PAN.
Kjo pritet të paraqesë problem për partnerët e këtij koalicioni, pasi janë 3 parti të mëdha (PDK, AAK, Nisma), si dhe dhjetëra parti të vogla duhet të vendosin për vetëm për dy përfaqësues në KQZ.
Madje zyrtarët e këtyre partive thonë se ende nuk kanë diskutuar rreth përfaqësimit në KQZ, shkruan më tutje “Zëri”.
Të premten presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia ka vazhduar mandatin edhe për shtatë vjet të tjera kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Dakës, ndërsa ka kërkuar nga partitë politike në vend që t’i dërgojnë emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë dy përfaqësues, aq sa do t’i ketë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Dy anëtarë do t’i ketë koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), ndërsa pakicat do t’i kenë katër përfaqësues
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...