Deputeti Pal Lekaj në emër të koalicionit PAN ka kërkuar që javën tjetër, konkretisht të mërkurën të mbahet edhe një konsultim dhe të enjten ose të premten të caktohet seanca e radhës.
“Duam edhe një konsult të mërkurën dhe pastaj të enjtën dhe të premten të kemi seancë. Ju falënderoj që po na mbështesni duke e ditur që ne jemi ata që caktojmë seanca. Ne nuk jemi pengesë po vërehet kush është pengesë dhe nëse shkojmë tek fuqia e subjekteve politike që s’ka të bëjë me numra sepse ky është votim formal,” është shprehur Lekaj në takimin konsultativ të partive një ditë para mbajtjes së seancës.
PAN-i nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, dhe kështu partitë tjera në këtë takim kanë shprehur gatishmërinë që datat të propozohen nga PAN-i./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...