Një person dyshohet se është vrarë mbrëmë në Gadime të Ulët të Lipjanit nga fqinji i tij.
I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj. I i dyshuari është arrestuar dhe është nisur për në Stacionin e Policisë në Lipjan.
Familjarët e të dyshuarit janë larguar nga shtëpia ku banonin për t’u dërguar tek të afërmit e tyre.
Klan Kosova ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitarët është thënë se deri tek mosmarrëveshja e viktimës dhe të dyshuarit është ardhur pasi fëmijët e tyre ishin përplasur.
Më herët nuk ishte raportuar se kishte mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes ishte parë edhe prokurori kujdestar, njësitet e policisë dhe ambulanca.
Se është vrarë një person në fshatin Gadime të Lipjanit si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave e ka konfirmuar edhe policia.
Agron Borovci nga Policia Rajonale e Prishtinës, për arbresh.info, ka thënë se deri të vrasja ka ardhur si rezultat e një mosmarrëveshje mes disa personave, ku edhe disa kanë mbetur të lënduar.
“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, ka thënë Borovci.
Tutje theksoi se policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, u shpreh Borovci./arbresh.info/

Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...