Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Podujevë

22:11 | 22 Mars 2026
E.G

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy persona tjerë të plagosur.

“Ju njoftojmë se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy të plagosur. Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Shala.Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin./Arbresh.info

Në media raportohet se se një djalë është i vdekur dhe dy gra janë të plagosura- njëra prej tyre 70-vjeçare.

E plagosura tjetër është tani e dyshuara, e cila dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, “Betimi për Drejtësi” mëson se viktima ka qenë i dashuri i të dyshuarës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale