Erërat e forta po mbizotërojnë këtë fundjavë në pjesë të ndryshme të Republikës së Kosovës. Mirëpo, qytetin që e ka kapluar më tepër është Podujeva.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi në redaksi ku shihen dëmet që ka shkaktuar ky mot i ligë me shi në fshatin Sfeqel.
Kujtojmë se erërat e forta shkaktuan telashe të mëdha në Podujevë. Kështu, një shtyllë elektrike u shkëput nga toka duke rënë mbi një shtëpi në këtë qytet.
Ndryshe, një rast i njëjtë i rrëzimit të shtyllës elektrike ndodhi edhe para disa ditësh në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, saktësisht pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.
Më poshtë pamje nga dëmet në fshatin Sfeqël:

Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...