Policia e Kosovës sot ka realizuar jë operacion policor në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’
Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij,duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se gajtë këtij aksioni janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.
Ndërkaq të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/

Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...