Pamje ku tregojnë sesi jetojnë prodhuesit e drogës në Kolumbi

14:41 | 25 Nëntor 2021

Në rrjetin social TikTok janë publikuar pamjet që janë bërë virale, në të cilat mund të shihen sesi punojnë dhe jetojnë njerëzit e “shkallës më të ulët” të industrisë së kokainës në Kolumbi.

Pamjet janë krejt ndryshe nga ato që i prezantojnë autoritet, që mëtojnë se janë në luftë kundër kartelëve të drogës, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Videon që e ka publikuar BBC, gazetari i tyre thotë se i ka siguruar përmes TikTokut, që mund të japin një kënd krejt tjetër të rajonit Catatumbo të Kolumbisë, që konsiderohet vendi kryesor i industrisë ilegale të drogës.

“Janë shfaqur video të punonjësve që punojnë me kokainë dhe atyre nëpër laboratorë”, tha gazetarja Ana Leon.

Por, ajo çfarë është e pazakontë se ata tregojnë se çfarë në të vërtetë punojnë. Shumica e prodhuesve kolumbianë të drogës gjenden në zonat malore, siç është tregon videoja që u bë virale nga TikToku. Pamjet me hashtagun Catatumbo, ka marrë mbi 3 milionë shikime raportojnë mediat kolumbiane.

Disa pamje tregojnë punonjësit duke mbledhur drogë, e tjerat duke e përzier me materie tjetër në laboratorët e tyre të fshehta.

Problemi me kontrabandimin e drogës në Kolumbi është diçka serioze, ku mijëra njerëz vdesin – e qeveria kolumbiane tenton të luftojë me narko-kartelët e fuqishëm. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara