Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ekziston ndonjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës, ka deklaruar të mërkurën në Sarajevë zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.
“Kosova është shtet dhe kemi raporte diplomatike me të. Sa i përket Republikës Serbe të Bosnjës, korniza për të ardhmen politike është vënë me marrëveshjen paqësore të Daytonit dhe fjala është për të ardhmen e Bosnjës si shtet i pavarur me integritet territorial të pacenueshëm. Ajo e ardhme është më e mira për të gjithë në Bosnjë. Do të dëshironim shumë që të kishim marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së”, ka theksuar Palmer.
Duke folur rreth marrëveshjes midis Hotit dhe Vuçiqit në Washington, Palmer ka theksuar se marrëveshja është e drejtuar te mbështetja për normalizimin e raporteve ekonomike.
“Normalizimi ekonomik do të duhej ta mundësonte edhe normalizimin politik të raporteve. Isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me Lajçakun, Vuçiqin dhe Hotin. Iu thashë se SHBA-ja e mbështet procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe nuk do ta përfshija fare Bosnjën në procese të tilla. Ajo që po ndodh me Republikën Serbe të Bosnjës është çështje e brendshme e Bosnjës dhe ky është qëndrim edhe i Vuçiqit”, ka thënë Palmer.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...