Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për përgjegjësinë e rrjedhjes së dosjeve sekrete të Speciales.
Me anë të një postimi në Facebook, Pallaska ka thënë se “personat përgjegjës për rrjedhjen e dosjeve të klasifikuara – që mund të rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe integritetin e procedurave penale që pritet të zhvillohen para Dhomave të Specialuzara – duhet të ndiqen penalisht”.
Pallaska tutje thotë se ndjekja penale e personave përgjegjës për rrjedhjen e dosjeve, është e pakuptimtë nëse e njëjta nuk fillon në vet Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Por ndjekja penale është e pakuptimtë dhe po aq jo efektive nëse nuk fillon nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar, nga ku pretendohet se kanë rrjedhur dosjet e klasifikuara”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot gjatë drekës djali im i vogël më pyeti për rrëmujën e arrestimeve të djeshme, të cilat rastësisht i kishte parë në televizion mbrëmë.
Zakonisht nuk i bëjnë përshtypje lajmet por skenat e djeshme duket se i kishin dhënë një ndjenjë pasigurie.
Pyetja e tij e parë ishte se çfarë kishin bërë të arrestuarit.
I thash se të arrestuarit dyshoheshin se kishin penguar drejtësinë duke publikuar dokumente sekrete të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Pas kësaj, ai shkurt më pyeti se a kanë qenë të arrestuarit punëtorë të prokurorisë!
Kjo pyetje e pafajshme e një njëmbëdhjetë vjeçari – e cila në fakt paraqet edhe një konstatim logjik – shpalosë thelbin e problemit të qasjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj skandalit të rrjedhjes së dosjeve të klasifikuara nga ky institucion i drejtësisë.
Të gjithë e kuptojmë apo duhet ta kuptojmë se personat përgjegjës për rrjedhjen e dosjeve të klasifikuara – që mund të rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe integritetiin e procedurave penale që pritet të zhvillohen para Dhomave të Specialuzara – duhet të ndiqen penalisht.
Por ndjekja penale është e pakuptimtë dhe po aq jo efektive nëse nuk fillon nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar, nga ku pretendohet se kanë rrjedhur dosjet e klasifikuara.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...