Palestinezët e kanë mirëpritur deklaratën përfundimtare nga konferenca e paqes për Lindjen e Mesme në Paris, ku u bë thirrje për të dy vendet që të konfirmojnë angazhimin e tyre në zgjidhje paqësore dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme.
Zyrtari palestinez, Saeb Erekat, tha se deklarata e të dielës e arritur nga më shumë se 70 vende të botës, është refuzuar nga Izraeli, transmeton arbresh.info.
“Izraeli nuk mund të arrijë paqe dhe stabilitet pa i dhënë fund okupimit të saj”, tha ai.
Erekat gjithashtu i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trump, për të mbështetur këtë deklaratë dhe rezolutën e OKB-së të muajit të kaluar, e cila shpalli vendbanimet izraelite të paligjshme.
Trump ka hedhur poshtë rezolutën e OKB-së dhe ka sinjalizuar se do të jetë më tolerant mbi ndërtimin e vendbanimeve izraelite./Arbresh.info
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C