Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se në rast se koaliconi qeverisës nuk arrinë të dakordohet që të votohet për president Ramush Haradinaj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Këtë deklaratë, Lekaj e dha në emisionin “DPT te Fidani”, teksa shtoi se Haradinaj me liderët e vendit duhet ta ketë shtjelluar këtë temë.
“Nëse nuk bëhet ndonjë dakordancë që të votohet Haradinaj për president, vendi duhet të shkojë në zgjedhje pa dakordancë dhe pa kompromis”, tha Lekaj.
Ai tha se i pari i AAK-së ka takime me Thaçin, Veselin e Mustafën dhe në këtë drejtim “shtjellohen të gjitha çështjet për koalicionin dhe pengesat”.
“Aty me siguri është shtjellu edhe çështja e presidentit”, tha ai ndër të tjera.
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...