Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, është habitur me çmimin e derivateve në Kroaci.
Deputeti përmes një postimi në facebook, tha se çmimi i një litre naftë në Kroaci kushton 1.70 cent, ndërsa në Kosovë i njëjti kushton 1.79 cent.
Përkundër që në këtë shtet sipas tij është edhe rroga minimale më e lartë së në Kosovë dhe standardit më të lartë, Qeveria e atjeshme ka vendosur ta heqë akcizën për derivate.
“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pompë derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standardit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj. /arbresh.info/

Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...